Cikloni tropikal Seroja ka goditur një rrip toke prej 1000 kilometrash të Australisë Perëndimore, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Stuhia e kategorisë 3 preku tokën pranë qytetit Kalbarri dhe erëra që mbërrinin fuqinë 170km/h. Ajo e humbi më pas disi forcën e saj, por erërat e fuqishme vazhduan të lëviznin drejt juglindjes, shkruan BBC.
Banorët tregojnë sesi cikloni shkatërroi shtëpi, rrëzoi pemë e linja të energjisë elektrike. Ishte e tmerrshme tha një prej tyre, Debbie Major për Australian Broadcasting Corporation. “ Ne jemi një qytet I vogël. Gjysma është rrafshuar”, u shpreh ajo.
Sipas meteorologëve vendas, Seroja ndoqi një rrugë të pazakontë e fitoi fillimisht një fuqi të pazakontë gjatë natës, teksa lëvizte nga Kalbarri ne Geraldton.
Disa qytete në juglindje të këtij shtetit mbeten ne “alarm të kuq”, çka do të thotë se autoritetet i këshillojnë që gjejnë strehime të sigurta, ndërsa agjencitë e shërbimeve të emergjencës, thonë se është ende shumë shpejt për të vlerësuar nivelin real të dëmeve./Motilokal.com
