Si ndikon moti në disponimin tonë?

Si ndikon moti në disponimin tonë?

Edhe pse shumë njerëz nuk e vërejnë, moti dhe stinët ndikojnë në një gjendje të madhe të humorit tonë. Pra, nuk është rastësi nëse jeni të trishtuar në një ditë me shi dhe të lumtur në një ditë të bukur, të gjitha lidhen me shkencën.

Trupi juaj mund të reagojë ndaj motit në mënyra të shumta. Sipas shkencës, kur temperaturat janë më të larta dhe moti është më i nxehtë, ajo mund të ndikojë mirë sidomos te njerëzit të cilat janë në faza të ndryshme depresioni.

Në anën tjetër, thuhet se moti nuk mund të ndikojë në disponimin tuaj nëse nuk e lejoni.

Mirëpo, studimet thonë se moti mund të ndikojë fuqishëm në mënyrën se si sillemi dhe bashkëveprojmë me të tjerët.

Mënyra se si një person reagon varet nga mënyra se si trupat tanë reagojnë ndaj kushteve ekstreme.

Një studim i fundit tregon se sasia kohore mes lindjes dhe perëndimit të diellit ndikon praktikisht në disponimin e çdo njeri – edhe më shumë se faktorët tjerë si temperatura, ndotja e ajrit dhe shiu.

Ekipi hulumtues ka zbuluar se njerëzit kanë raportuar për më shumë ankth mendor kur ditët kanë qenë më të shkurtra dhe ka pas mungesë dielli.

Pra, rezultatet tregojnë se gjatësia e dritës së diellit ka më shumë ndikim në disponimin e njerëzve sesa sasia aktuale e rrezeve të diellit që absorbohen. Për këtë konkludim, hulumtuesit i kanë ekzaminuar edhe të dhënat meteorologjike nga universitetet e ndryshme dhe të dhënat e ndotjes së ajrit.

Nëse ndiheni të mërzitur gjatë një rrebeshi, nuk është imagjinata juaj: Moti i tillë vërtet mund të ketë një efekt negativ në emocionet tuaja.

Sipas një studimi, gati 9 për qind e njerëzve hyjnë në kategorinë e “urrejtësve të shiut”. Ky grup ndihet i zemëruar dhe më pak i lumtur në ditët me më shumë reshje. Një studim tjetër zbuloi se shiu madje rriti numrin e postimeve negative të publikuara në Facebook, njofton Insajderi.

Psikologia klinike Tecsia Evans, thotë se “është goxha e zakonshme të shohësh një ndryshim në disponim – siç është ndjenja e trishtimit ose vetëvlerësimi më i ulët – kur jashtë bie shi”.

Julia Samton, MD, një psikiatre thotë: “Unë i inkurajoj njerëzit që me të vërtetë të përpiqen të ecin jashtë, edhe kur është ftohtë dhe me shi”.

“Edhe pse mund të mos duket shumë qejf, ju përsëri do të keni një ekspozim ndaj rrezeve të diellit, të cilat mund të ndihmojnë në rregullimin e ritmit cirkadian të trupit tuaj dhe rritjen e humorit tuaj”, thotë ajo.

Së fundmi, mos e izoloni veten në mot me shi, paralajmëron Evans.

“Kur njerëzit janë vetëm, mund të duket sikur gjërat janë më keq sesa në të vërtetë”, vëren ajo.

Lidhuni me të tjerët në vend që të fshiheni nga shiu vetëm në ambiente të mbyllura dhe sigurisht që gjendja juaj do të jetë me diell, pa marrë parasysh sa e errët dhe e zymtë mund të jetë moti jashtë./Motilokal.com