Misteri i qindra deleve që qëndrojnë palëvizur në formë rrethore, si të komanduara nga forca të padukshme

Misteri i qindra deleve që qëndrojnë palëvizur në formë rrethore, si të komanduara nga forca të padukshme

Qindra dele janë parë duke qëndruar të palëvizura në formacion rrethor, si të komanduara nga forca të padukshme.

Christopher Hogg, një çiklistë britanik në një mëngjes kaloi pranë tufës së deleve që qëndronin në qarqe koncentrike në mes të një fushe.

"Isha në aktivitetin tim ditor dhe erdha mbi kodër dhe pashë këtë rreth madhështor", tha Hogg, duke shpjeguar se në fillim, gjithçka që pa ishte një rreth i madh.

Jam Press

Ai shtoi: 'Në atë moment ideja e vetme që vinte në kokë në ato momente, ishte se kafshët po komandoheshin me telepati nga alienët, që i urdhëronin të vendoseshin në formacionin e pazakontë rrethor.

“Po ecja me biçikletë drejt Rottingdean në East Sussex kur pashë kafshët leshtore që silleshin në mënyrë të pazakontë”, tha ai, duke shtuar se qëndrimi i tyre të kujtonte rrethet gjigante misterioze të të mbjellave që u shfaqën në Britani në vitet 1990, të cilat edhe atëherë shkaktuan frikë të një pushtimi alien apo të një mesazhi të jashtëtokësorëve.

Jam Press

“Çfarëdo që të ishte, qe e pabesueshme, ato po qëndronin në formën e anijeje kozmike aliene. Ishte diçka shumë e bukur por jemi në vitin 2021 dhe diçka e tillë të fut frikën. Kur shikova më nga afër, kuptova se ishin dele. Delet zakonisht janë të zhurmshme me blegërimat e tyre, ndërsa ato qëndronin të palëvizura dhe të heshtura. Ishte qetësi absolute, sikur delet të ishin në një gjendje ‘trance’”, tha ai.

Ai shton se papritur u pushtua nga një dëshirë për t’u larguar dhe shkoi me shpejtësi në shtëpi për t’i treguar fotot gruas Victoria dhe djalit të tij Louis, të cilët edhe ata u mahnitën.

“Ne të gjithë ishim dakord se ky mister kërkonte rikthimin e Mulder e Scully!”, shtoi ai, duke iu referuar dy detektivëve të serialit “X Files”me fenomene të pashpjeguara.

Megjithse shumë hipoteza janë hedhur mbi orientimin e çuditshëm të deleve, shpjegimi duket se ishte tepër i thjeshtë, pasi delet ishin vendosur në ndjekje të lëshueses së ushqimit të tyre, që ishte vene qëllimisht në lëvizje rrethore nga bariu./Motilokal.com