Diell, vranësira e reshje shiu, ky është parashikimi i motit për këtë javë në Mal të Zi

Diell, vranësira e reshje shiu, ky është parashikimi i motit për këtë javë në Mal të Zi

Parashikimi i moti për ditën e hënë në Mal të Zi, do të mbajë pothuajse i kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 15 °C.

Dita e martë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 13 °C.

E mërkura pritet të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu. Në zonat malore priten reshje bore. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 10 deri në 13 °C./Motilokal.com