NASA publikon një imazh mahnitës të Marsit

NASA publikon një imazh mahnitës të Marsit

NASA ka publikuar një imazh mahnitës nga Marsi që tregon një zonë të mbuluar nga një det me “duna blu”.

Fotografia tregon dunat e rërës që mbulojnë kapakun polar të planetit, ku temperaturat mund të arrijnë deri në -150 gradë Celsius.

NASA thotë se dunat e rërës në të vërtetë mbulojnë një zonë me madhësinë e Teksasit, shtetit të dytë më të madh të SHBA-ve, i cili ka një sipërfaqe prej rreth 695,662 km².


Imazhi, i publikuar për herë të parë të enjten, mbulon një zonë të gjerë rreth 30 kilometrash.

Skena që NASA po tregon tani vjen nga imazhet e marra nga instrumenti i Sistemit të Imazheve të Termike (TEIS) nga Orbiteri Mars Odyssey./Motilokal.com