Studimi: Bota detare po largohet nga Ekuatori për shkak të ngrohjes globale

Studimi: Bota detare po largohet nga Ekuatori për shkak të ngrohjes globale

Ngrohja globale e ka bërë oqeanin përreth Ekuatorit më pak të pasur me jetë të egër, me kushte që mund të jenë tashmë tepër të nxehta për të mbijetuar disa specie, sipas një studimi të ri.

Sipas këtij studimi rritja e temperaturave ka shkaktuar një eksod masiv të specieve detare nga ky rajon delikat, dhe kjo mund të ketë pasoja të rënda për jetën në tokë.

Ekologët kanë vëzhguar një zhvillim pozitiv të biodiversiteti të specieve ekuatoriale në shekujt e fundit, një studim i ri nga kërkues australianë paralajmëron se ngrohja e temperaturave po godet ashpër ekuatorin dhe kjo mund të sjellë një event  masiv të zhdukjes së specieve.

Studiuesit e Universitetit të Auckland e Queensland, zbuluan se ujërat rreth ekuatorit kanë vijuar të ngrohen dhe kjo ka trazuar ekosistemet duke detyruar speciet të largohen drejt ujërave më të ftohta, të Polit të Veriut apo atij të Jugut.

Ndryshimet në ekosistemet detare nuk kanë pasoja vetëm në jetën e oqeanit, por dhe në prodhimin e njerëzve që varet prej tyre.

Për të parë se drejt kujt po shkon bota e gjallesave të detit, studiuesit gjurmuan rreth 49,000 specie të ndryshme.

Ata thanë se në kushte normale, shpërndarja globale e jetës në oqean i ngjan një grafiku të harkuar ku shumë më pak specie ka pranë poleve sesa në ekuator.

Por një ndryshim madhor i shifrave ka nisur të ndodhë teksa krijesat po i afrohen poleve gjithnjë e më shumë.

Ndryshimet shkaktojnë trazira në ekosistemin global teksa bota detare lufton për ushqim, hapësirë dhe burime, çka sjell vdekje masive të krijesave dhe rrjedhimisht zhdukje të tyre.

Studiuesit përsërisin nevojën e kontrollit të ndryshimeve klimatike para se biodiversiteti dhe shëndeti ekologjik i planetit të kalojë pikën ku nuk ka më kthim prapa./The Guardian/Motilokal.com