Rikthehen rrezet e diellit dhe rriten temperaturat, ky është parashikimi i motit në Kosovë

Rikthehen rrezet e diellit dhe rriten temperaturat, ky është parashikimi i motit në Kosovë

Pas të ftohtit polar që mbretëroi këto ditë në Kosovë, nga sot parashikohet përmirësim gradual i motit.

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë e me ngrica në mëngjes, gjatë ditës kthjellët e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -3 deri në 7 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pothuajse i kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 1 deri në 11 °C.

E diela do të mbajë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 3 deri në 16 °C./Motilokal.com