Masat e ftohta ajrore me origjinë nga Arktiku kanë depërtuar edhe në Kosovë, duke sjellë reshje shiu, borë e erë dhe ulje të temperaturave.
Në Kosovë sot do të mbajë mot i ftohtë me vranësira dhe reshje bore, kohë pas kohe edhe shi. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -1 deri në 2 °C.
E enjtja do të jetë me mot të ftohtë, pothuajse i kthjellët gjatë paradites, kurse pasdite pjesërisht me re. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga -4 deri në 3 °C./Motilokal.com
