Shqipëria përgjatë ditës së sotme do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Moti sot parashikohet të mbajë me vranësira e reshje shiu që do ta përfshijnë pjesën më të madhe të vendit me intensitet deri mesatar dhe në veriperëndim me prani shtrëngatash. Në veri e verilindje priten reshje të dëborës, ndërsa në lindje e juglindje, dëborë e dobët në majat e maleve.
Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 10 deri në 12 °C. Në zonat malore temperaturat do të luhaten nga -4 deri në 1 °C.
Dita e enjte do të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 11 °C./Motilokal.com
