Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e liqeneve akumuluese Batllava dhe Badovci.
Sipas KRU “Prishtina” gjendja me ujë në liqenin e Badovcit është 646.45 metra mbi nivelin e detit ose 3.40 m nën kapërderdhje.
Ndërsa liqeni i Batllavës vazhdon të jetë në kuotën maksimale të kapërderdhjes me 635 metra.
Ujësjellësi ‘Prishtina’ u bën thirrje qytetarëve që të shpenzojnë racionalisht ujin e pijshëm./Motilokal.com
