Vetëm 1 minutë stërvitje në ditë, mund të sjellë ndryshimin

Vetëm 1 minutë stërvitje në ditë, mund të sjellë ndryshimin

“Nuk kam kohë”, “nuk kam vullnet”, për të ushtruar, janë shprehjet me të zakonshme që shumica e njerëzve gjejnë arsye për aktivitetet fizike.

Qoftë edhe një minutë stërvitje në ditë, ka përfitime për trupin, sipas ekspertëve.

Madje, shkencëtarët kanë zbuluar se një “shpërthim” shumë i shkurtër i ushtrimeve fizike shoqërohet me efekte të dobishme, të paktën tek gratë.

Sipas këtij zbulimi gratë, për shembull, të cilat ushtronin një mesatare prej 60-120 sekonda në ditë kishin 4% shëndet më të mirë skeletor sesa ato që ushtronin për më pak se 1 minutë.

“Ne ende nuk e dimë nëse është më mirë të ushtrohesh vazhdimisht në një ditë ose të ndajmë të njëjtën kohëzgjatje në të gjitha ditët e javës ose nëse ushtrimi pak më i gjatë 1-2 ditë në javë është po aq i dobishëm sa ushtrimi për 1- 2 minuta një ditë”, shprehet autorja e studimit, Dr. Victoria Styles, një lektor në Universitetin e Exeter./Motilokal.com