Shkatërrimi i pyjeve tropikale është rritur për 12 për qind në vitin 2020

Shkatërrimi i pyjeve tropikale është rritur për 12 për qind në vitin 2020

Pyjet tropikale në të gjithë botën u shkatërruan me një ritëm në rritje në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë, pavarësisht nga rënia ekonomike globale e shkaktuar nga pandemia, e cila uli kërkesën për disa mallra që kanë nxitur shpyllëzimet në të kaluarën.

Kështu rezulton pas një raporti të publikuar nga “Global Forest Watch”, sipas të cilit, 4.2 milion hektarë të këtij ekosistemi thelbësor për planetin, janë zhdukur, djegur ose shkatërruar nga njerëzit.

Të dhënat, bazuar në sondazhet satelitore, tregojnë se Brazili është në vendin e parë sa i takon shpyllëzimit tropikal.


Këto humbje, janë "një emergjencë klimatike, një krizë e biodiversitetit, një katastrofë humanitare dhe mundësi të humbura ekonomike", tha Frances Seymour, nga Instituti i Burimeve Botërore që drejtoi raportin.

Sipas studiuesve, pandemia mund të ketë pasur disa ndikime negative, me pemë të prera në mënyrë të paligjshme në pyje të pambrojtura, për shembull, ose fluksin masiv të njerëzve në zonat rurale.

Për më tepër, të dhënat e vitit 2020, tregojnë se pyjet vetë kanë qenë viktima të ndryshimit të klimës, theksoi Frances Seymour në një konferencë për shtyp.

Ekosistemet pyjore shumë të pasura, mbulojnë mbi 30% të sipërfaqes së tokës dhe pyjet tropikale janë shtëpia e midis 50 dhe 90% të specieve tokësore.

Në përgjithësi, më shumë se 10 milionë hektarë pyje tropikale primare u humbën në vitin 2020, një zonë afërsisht me madhësinë e Zvicrës. Analiza e Institutit tha se humbja e këtij pylli shtoi më shumë se dy e gjysmë miliardë metra dioksid karboni në atmosferë, ose rreth dy herë më shumë sesa hidhet në ajër nga makinat në Shtetet e Bashkuara çdo vit./Motilokal.com