Studimi: Akullnajat po shkrihen, po sjellin më shumë dëborë mbi Evropë

Studimi: Akullnajat po shkrihen, po sjellin më shumë dëborë mbi Evropë

Pjesa më e madhe e Evropës ka shijuar temperatura më të ngrohta se zakonisht ditët e fundit, por një front i ftohtë i pazakontë për sezonin po vjen, duke sjellë me vete borë dhe probleme të mundshme.

Në Britani për shembull, janë regjistruar temperatura rekord në disa zona për këtë kohë të vitit, dhe ekspertët kanë thënë se një ndryshim i madh do të vijë në fundjavën e Pashkës. Do të jetë shumë më ftohtë se zakonisht dhe do të ketë edhe më shumë lagështirë, në fillim të javës, sipas meteorologut Alex Deakin, i cili tha se "ajri shumë i ftohtë po vjen" nga Arktiku.

Por, çfarë po e shkakton këtë mot të çuditshëm. “Ne nuk mund të flasim me siguri deri sa eventi të ndodhë”, thotë për Euronews Alun Hubbard, një profesor në universitetin e Norvegjisë. Por, një studim i ri, i publikuar nga ai dhe disa kolegë, në revistën “Nature Geoscience”, mund të krijojë ndonjë ide.

Shkrirja e akullit të Arktikut aktivizoi Bishën nga Lindja

Ekipi ka mbledhur kampionë nga Arktiku në kohë reale, në vitin 2018, që u shndërruan më pas në stuhitë masive që mbuluan pjesën më të madhe të Evropës atë vit, në një event që u quajt Bisha nga Lindja. Sipas tyre, ishte pikërisht akulli që po shkrihet në Arktik që i dha jetë eventit.

Hannah Bailey /

Ekipi përllogariti se rreth 140 gigatonë ujë avulloi nga deti, ose 88 për qind e borës së rënë në Evropë. Stuhia shkaktoi kaos në pjesën më të madhe të Evropës veriore në shkurt dhe mars 2018 dhe ekonomisë britanike i kushtoi 1 miliardë euro në ditë. E njëjta gjë po ndodh edhe tani. Shkrirja e akullit në Arktik, siç tregon ky studim, ka pasoja serioze në Evropë.

Ndërsa studimi nuk mund të provojë se moti i pazakontë që po vjen në Evropë është një rezultat i drejtpërdrejtë i të njëjtit fenomen, ai paralajmëron nëse tendencat aktuale të ngrohjes vazhdojnë Deti Barents pa akull do të jetë një burim kryesor i lagështisë për Evropën kontinentale.

"Ne përdorëm Bishën nga Lindja për të ilustruar si një rast studimi të asaj që ndodh", thotë Hubbard.

Hannah Bailey

"Bisha nga Lindja është ngulitur në kujtesën tonë, Heathrow u mbyll, njerëzit po vdisnin, njerëzit ishin mbërthyer në autostrada", thotë Hubbard.

"Ndërsa ne nuk po e shohim çdo vit, ajo që do të thotë se do të ketë shumë më shumë reshje dëbore të lidhura me këto ngjarje në të ardhmen."

Shkrirja e akullit të Arktikut po prek Evropën. Ai shton se paralajmërimet për ndryshimin e klimës mund të ndjehen si diçka që po ndodh. Por shkrirja e akullit të Arktikut, siç tregon ky studim, ka efekte serioze në Evropë./Motilokal.com