Nga Matthew M. Kavanagh
Edhe para publikimit të raportit mbi origjinën e shpërthimit COVID-19, disa po fajësonin Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për mos sigurimin e informacionit dhe bashkëpunimit më Kinën. Por nëse SHBA dhe Evropa duan më shumë, ata duhet të angazhohen në një diplomaci globale shëndetësore më të zgjuar sesa kanë bërë deri më tani.
Raporti, i publikuar nga një panel i shkencëtarëve OBSH-së, të caktuar për të hulumtuar origjinën e pandemisë, tregon që virusi SARS-CoV-2 me shumë mundësi kaloi nga kafshët tek njerëzit, ose ndoshta përhapja e tij është e lidhur me fermat e kafshëve të egra ku mund të ketë kaluar nga lakuriqët e natës tek një specie e ndërmjetme para se të infektonte njerëzit.
Raporti zbuloi se as kinezët nuk pretendojnë se virusi u importua përmes ushqimit të ngrirë dhe as që doli nga një laborator siç Trump ka akuzuar vazhdimisht Kinën por hetuesit nuk kishin informacione të mjaftueshme për të eliminuar plotësisht asnjërën nga teoritë.
Ky hulumtim nuk e ka zgjidhur debatin mbi origjinën e shpërthimit. Por nuk duhet të habitemi.
Në skenarin më të mirë, hulumtimi i origjinës së shpërthimeve mund të zgjasë me vite. Ky nuk është rasti më i mirë. Gjatë kësaj pandemie, bashkëpunimi ndërkombëtar është dëmtuar nga veprimet e SHBA-së, Evropës dhe Kinës. Është shumë e qartë që Kina nuk ka ndarë të dhëna të mjaftueshme ose nuk ka lejuar kërkime adekuate për konkluzione përfundimtare dhe OBSH nga ana tjetër nuk arrit të siguronte një transparencë më të madhe.
Nëse duam hetime të pavarura të shpërthimeve, OBSH-së ose një entiteti tjetër duhet t'i jepen kompetenca shtesë, dhe deri atëherë u takon vërtet shteteve të fuqishme të shtyjnë Kinën. Por qeveritë nuk duhet të humbin mundësinë për të forcuar shëndetin global në kërkimin e origjinës së këtij virusi.
Kritikët, përfshirë ish-zyrtarë të administratës Trump, akuzojnë OBSH-në se i ka dhënë Kinës shumë ndikim në hetim. Ata sugjerojnë që OBSH duhet të bëjë më shumë për të hetuar laboratorët dhe tregjet kineze.
Sidoqoftë, këto kritika pasqyrojnë një keqkuptim të rolit të agjencisë dhe tendencës kronike të vendeve anëtare dhe ekspertëve politikë për të fajësuar organizatën për mos bërë gjëra që shtetet e saj anëtare nuk i kanë autorizuar të bëjë.
OBSH luan një rol të domosdoshëm, duke adresuar gjithçka, nga AIDS, Ebola dhe Covid-19 e deri te sëmundjet kronike.
Dobësimi i kësaj organizate nuk ndihmon askënd, por ky është një rezultat i parashikueshëm i pozicionit të një organizate ndërkombëtare në mes të një konflikti midis fuqive të mëdha për mënyrën se si filloi pandemia pa mjetet e duhura për të zgjidhur çështjen.
I përpunuar nga një ekip ekspertësh individualë, gjysmë kinezë dhe gjysmë ndërkombëtarë, raporti nuk pasqyron hetimin ose përfundimet e Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili pas marrjes së raportit bëri thirrje për “studime të ardhshme bashkëpunimi dhe më gjithëpërfshirëse”.
Në fakt, vendet anëtare nuk i kanë dhënë OBSH-së autoritetin për të kryer hetime më të pavarura, ndryshe nga kompetencat e dhëna Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Nuk ka asnjë forcë sekrete të OBSH-së për mbledhjen e inteligjencës dhe, sipas ligjit ndërkombëtar, nuk ka kërcënim sanksionesh nëse Kina nuk pajtohet me kërkesat e OBSH-së për informacion ose qasje.
Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit, përkundër një emri të lartë dhe statusit juridik ndërkombëtar detyrues, i japin OBSH-së pak kompetenca në mbledhjen dhe raportimin e të dhënave kundër dëshirave të shteteve anëtare. Agjencia mund të përdorë privatisht diplomacinë me qeveritë ose të kritikojë vendet publikisht - por këto shkojnë vetëm deri këtu.
Të hetojmë sesi filloi kjo pandemi do të ishte gjithnjë e vështirë. Asnjë vend nuk i pëlqen kureshtja e jashtme. Imagjinoni reagimin e politikanëve amerikanë ndaj një hetimi ndërkombëtar të shpërthimeve COVID-19.
Qeveria kineze kontrolloi itinerarin e ekipit shkencor i cili, sipas OBSH, gjithashtu raportoi vështirësi për të fituar të dhëna të papërpunuara për mijëra pacientë. Kjo mungesë transparence, natyrisht, nuk provon një mbulesë, por as nuk e bind botën se Kina nuk ka çfarë të fshehë.
Qeveritë amerikane, evropiane dhe të tjera nuk kanë bërë mjaftueshëm për të forcuar hulumtimin e OBSH-së.
Retorika ksenofobe e “Virusi kinez” i Presidentit të atëhershëm Donald Trump krijoi mosbesim te Kina ndaj motiveve dhe qëllimeve të qeverive të SHBA-së dhe atyre perëndimore.
Pretendimet e Trump se virusi doli nga një laborator kinez, pa ofruar prova, tensionet e rritura midis Pekinit dhe qeverive perëndimore në të njëjtën kohë kur OBSH-ja po përpiqej të negocionte kushtet për kërkimin përkeqësuan edhe më shumë situatën.
Në kulmin e tensioneve, qeveria amerikane vendosi OBSH-në një situatë të vështirë duke u tërhequr nga organizata.
Vendet evropiane, ishin të kujdesshëm për t'u përballur me Kinën dhe të lodhur nga veprimet e SHBA-së, ndërsa SHBA po sulmonte OBSH-në dhe Kina po hakmerrej ndaj Australisë për thirrjen e kësaj të fundit për një hetim të pavarur të origjinës së koronavirusit.
Zyrtarët e OBSH-së, në prapavijë, mund të kenë vepruar më taktikisht përkundrejt Kinës. Bordi Ekzekutiv i OBSH-së, për shembull, mund të jetë përdorur si një forum për të shtyrë Kinën që të angazhohet për një akses më të madh në fillim.
Në fund të fundit, megjithatë, SHBA dhe fuqitë e tjera të mëdha nuk mund të transferojnë diplomacinë e Kinës për këtë çështje tek OBSH. Organizata ka marrë më shumë informacione nga Kina se kushdo tjetër, duke përfshirë të dhënat e epidemiologjisë të mbledhura në fillim të shpërthimit që konfirmon se virusi u shfaq në vjeshtën e vitit 2019.
Në vend që të dobësojë më tej OBSH-në, SHBA duhet ta fuqizojë atë. Administrata Biden-Harris është ri-angazhuar me organizatën dhe mund të rrisë fondet dhe mbështetjen politike.
SHBA-të mund t’i japin organizatës kompetenca hetimore ose, ndoshta më mirë, një organi të ri mund t’i jepet ajo detyrë për të shmangur konflikte të misionit të OBSH-së.
Forcimi i kapacitetit të OBSH-së për zbulimin e viruseve në zhvillim mund të zvogëlojë nevojën për të hetuar origjinën e pandemisë tjetër. Bashkëpunimi për të ndërtuar sisteme shëndetësore globale të përqendruara në të ardhmen mund të jetë një angazhim më i frytshëm me Kinën sesa nga hetimet për këtë pandemi.
Ne mund të mos e dimë origjinën e vërtetë të koronavirusit për vite me radhë, mbase edhe kurrë. Por, megjithatë, ne kemi nevojë për një OBSH më të fortë, më të aftë, të përqendruar në përgjigjen ndaj kësaj pandemie dhe parandalimin e një pandemie tjetër, jo një OBSH të kufizuar nga konflikti midis fuqive të mëdha./Motilokal.com
