Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund dilemave dhe akuzave të shumta se në Vjosë do të ndërtohet një hidrocentral.
Ai tha se Vjosa është “zonë e mbrojtur” dhe asnjë HEC nuk do të ndërtohet.
“HEC-e në Vjosë nuk ndërtohen, se ndryshe nuk do ishim në gjyqe me historinë e Saliut. 11 HEC-e në Valbonë, anuluam 9 që nuk kishin filluar akoma. Dy që kishin filluar nuk kishim çfarë tu bënim dhe përsëri na kthehet ne. Vjosa është zonë e mbrojtur dhe ka vetëm një pikë që ne duhet ta kemi të qartë se HEC asnjëherë nuk mundet dot të ndërtohet, që në gjithë atë luginë të madhe ne të frenojmë agroturizmin”, tha Rama./Motilokal.com
