Pas disa ditëve të ngrohta e me diell, gjatë kësaj fundjave pritet rikthim i shkurtër i dimrit, ku do të ketë ulje të temperaturave dhe reshje të borës.
Sot në Kosovë do të mbajë mot pjesërisht me re gjatë orëve të para të ditës, ndërsa pasdite me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 8 deri në 16 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërkaq pasdite me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7 deri në 16 °C.
E diela do të mbajë me vranësira, në mëngjes reshje bore, pasdite me shi, kurse në mbrëmje rikthen reshjet e borës. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 3 °C./Motilokal.com
