Në Japoni, pranvera shpërthen me gjithë bukurinë e saj: lulet tradicionale të qershisë lulëzojnë në shumë pjesë të vendit, duke tërhequr vëmendjen e turistëve dhe shikuesve.
Pavarësisht masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, qytetarët vërshuan nëpër parqe për të parë çeljen e luleve të qershive në fund të marsit dhe në fillim të prillit.
Rrugët e Tokios tashmë janë mbushur me ngjyra të bukura.
Të shikosh lulen e qershisë është një zakon japonez që përfshin të gjitha brezat.
Çdo vit, një numër i madh i turistësh vendas dhe të huaj kalojnë pjesën më të madhe të kohës në parqe, duke u përpjekur të bëjnë fotografitë më të bukura të luleve të qershive, që është paralajmëruese e pranverës dhe simbol i bukurisë së përsosur në vendin ku lind dielli.
Po ju sjellim fotografitë më të bukura të këtij spektakli natyror që rinovohet çdo vit dhe traditat që vërtiten rreth tij./Motilokal.com

















