Në Kosovë sot do të mbajë mot i ngrohtë, pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 5 deri në 13 °C.
E enjtja do të jetë me mot të ngrohtë, pothuajse i kthjellët gjatë paradites, kurse pasdite pjesërisht me re. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 3 deri në 15 °C./Motilokal.com
