Sinjalet e universit kthehen në përmbledhje notash muzikore

Sinjalet e universit kthehen në përmbledhje notash muzikore

Sinjalet e emetuara nga yjet, galaktikat dhe vrimat e zeza janë kthyer në muzikë, falë NASA-s, e cila ka publikuar një përmbledhje tingujsh nga universi në tre Video muzikore.

Studiuesit e NASA-s filluan nga të dhënat e mbledhura nga Observatori i rrezeve X Agjencisë Hapësinore Amerikane “Chandra” dhe nga teleskopët e tjerë hapësinorë, të tillë si Hubble dhe Spitzer, që punojnë në infra të kuqe, dhe më pas i shndërruan vëzhgimet e tyre në nota muzikore.

"Pa modifikuar përmbajtjen origjinale të të dhënave, shpjegojnë studiuesit e NASA-s, është e mundur t'i shndërrosh ato në një formë të re që çdokush mund të dëgjojë dhe t’i shohë".

Videoja e parë është frymëzuar nga një imazh me rreze X që përfaqëson një koleksion të pikave me ngjyra.

Ato duken si yje, por në realitet, shpjegojnë ekspertët, ato janë kryesisht galaktika dhe vrima të zeza gjigante që banojnë në qendër të galaktikave. Ngjyrat e ndryshme korrespondojnë me tonet muzikore me intensitet të ndryshëm.


Videoja e dytë është 'kënga' e mjegullnajës së Syrit të Maces, në yjësinë e Dragoit, rreth 3 300 vite-dritë larg.


Videoja e tretë dhe e fundit është tingulli i Messier 51, një objekt astronomik rreth 31 milionë vite-dritë larg, që përfshin dy galaktika të dallueshme në yjësinë e Qenve të Gjahut./Motilokal.com