Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se të mërkurën do të organizohet një aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës.
Ai tha se në këtë aksion do të bëhet pastrimi i hapësirave përreth liqenit, por edhe në ujë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Të mërkurën, më 31.03.2021, nga ora 10:00, organizohet aksion për pastrimin e Liqenit të BatllavësNë këtë aksion do të bëhet pastrimi i hapësirave përreth liqenit, por edhe në ujë. Pastrimi nis nga diga-muri i liqenit. Aksioni për pastrimin e liqenit organizohet nga SH.P.S.R. “Batllava” në bashkëpunim me Komunën e Podujevës. Andaj ju ftoj të gjithëve pa dallim të bashkohemi në këtë aksion, në mënyrë që të kemi një liqen të pastër dhe hapësirat përreth tij. Mjedis të pastër – jetë të shëndetshme!/Motilokal.com
