Kosova ka mbi 481 mijë hektarë pyje

Kosova ka mbi 481 mijë hektarë pyje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka nxjerrë publikimin “Disa Fakte mbi Mjedisin” për vitin 2019-2020.

Sipas këtij publikimi, sipërfaqe pyjore në vitin 2020 janë regjistruar mbi 481 mijë hektarë.

Ndërsa pyjet gjetherënëse përfaqësojnë 90% të pyjeve të Kosovës dhe janë të dominuara nga dushqet dhe ahu. Kurse, pyjet halore mbulojnë rreth 7% të pyjeve dhe janë të dominuar nga pisha, bredhi dhe hermoqi.

Publikimi “Disa Fakte mbi Mjedisin” synon të kontribuojë në krijimin e një informacioni të qëndrueshëm mbi gjendjen e mjedisit në Kosovë./Motilokal.com