Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka nxjerrë publikimin “Disa Fakte mbi Mjedisin” për vitin 2019-2020.
Sipas këtij publikimi, në vitin 2020 temperatura maksimale ka qenë në korrik 28.9 °C, ndërsa temperatura më e ulët ka qenë në janar -4.5 °C.
Ndërsa në vitin 2019 numri më i madh i ditëve më të reshura ishte në prill, 19 ditë, ndërsa në vitin 2020 ka qenë në muajin qershor, 16 ditë.
Publikimi “Disa Fakte mbi Mjedisin” synon të kontribuojë në krijimin e një informacioni të qëndrueshëm mbi gjendjen e mjedisit në Kosovë./Motilokal.com
