Në disa zona të Dibrës situata vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve të mëdha të borës.
Ndërsa janë bërë tri ditë pas rënies së borës, zona të tëra në Dibër janë të izoluara, dhe pa energji elektrike.
Ndërkohë njësitë administrative si Lurë, Selishtë, Luzni dhe Kala e Dodës në Dibër janë ende të bllokuara.
Ditën e sotme pas 72 orësh, edhe zonat për rreth qytetit janë pa energji elektrike. Njësitë administrative Melan, Luzni, Arras, Zall Dardhë, Reç, Lurë, Kala e Dodës dhe Sllovë kanë më shumë se 72 orë pa energji elektrike.
Gjithashtu situatë e vështirë është edhe në Bulqizë ku vijojnë të jenë të bllokuara dhe pa energji elektrike njësitë administrative Ostren, Trebisht, Zerqan dhe Martanesh.
Kanë qenë edhe banorët të cilët janë vënë në ndihmë të punonjësve të OSHE dhe po rregullojnë shtyllat e rrëzuara dhe telat e këputur nga pesha e borës.
Ndërkohë OSHE ka çuar grupet në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë, por ende nuk kanë mundur ta kthejnë plotësisht./Motilokal.com
