Një hulumtim i realizuar në gjirin e Australisë tregon se mungesa e grabitqarëve të oqeaneve mund ta përkeqësojë dëmin e jashtëzakonshëm klimatik.
Peshkaqenët janë vendimtarë për të ndihmuar ekosistemet të rikuperohen nga ngjarjet ekstreme klimatike, sipas një studimi të ri, shkruan The Guardian.
Konkluzionet erdhën pasi shkencëtarët ishin në gjendje të përcaktonin rëndësinë e grabitqarit të të oqeanit në një ekosistem unik, pas një vale të jashtëzakonshme të të nxehtit detar më 2011 që ka zhdukur rreth një çerek të barit më të madh të detit në botë në gjirin Shark Bay të Australisë.
Një ekip ekspertësh nga Universiteti Ndërkombëtar i Floridës (FIU), Universiteti i Uashingtonit dhe Universiteti Deakin në Australi, e dinin nga një studim i mëparshëm se si peshkaqenët e llojit tigër i kanë mbrojtur barishtet në këtë gji, duke e ndryshuar sjelljen e dugongëve dhe breshkave, që kullosin në barin e detit, në metoda më pak shkatërruese të ushqyerjes. Ata donin ta dinin se çfarë do të ndodhte nëse nuk do të kishte peshkaqenë.
"Ne donim një përgjigje të pyetjes: a mund të përkeqësojë mungesa e grabitqarëve të mëdhenj efektet e ndryshimit të klimës?" tha Rob Nowicki, autori kryesor dhe një bashkëpunëtor kërkimor në Mote Marine Laboratory, i cili kreu studimin si student i doktoraturës në FIU. " A mund ta përkeqësojë një situatë veçse të rëndë?"
Pas valës së nxehtësisë, e cila shkatërroi tendën e barit të detit, shumë prej popullsisë së dugongëve u larguan përkohësisht nga gjiri, duke krijuar bazën për një eksperiment unik në terren. Në një studim të botuar në Journal of Animal Ecology, shkencëtarët shpjegojnë se si ata përdorën një zonë të dëmtuar të gjirit, ku ishte rritur bari i detit, që i ka rezistuar nxehtësisë.
Duke i përdorur llogaritjet e bazuara në shkallën e kullotjes së dugongëve, kur peshkaqenët mungojnë, ata ishin në gjendje ta imitonin shkallën e ushqyerjes në mënyrë artificiale. Zhytësit me mistri i riprodhuan strukturat e kullotjes së dugongëve, në mënyrë periodike duke gërmuar barin e ri të detit, një praktikë që shkencëtarët e kanë quajtur kopshtaria nënujore.
"Kjo na lejoi të imitonim sjelljen që dugongs do të kishin nëse peshkaqenët në gji zhdukeshin si me magji nga gjiri", tha Nowicki.
Ata kanë zbuluar se tenda më e rëndësishme dhe më e madhe e barit të detit nuk u rikuperua për shkak se po pengohej shumë shpesh nga kullotja e zhytësve. Studimi tregon se kur grabitqarët kryesorë largohen, jo vetëm që prishet struktura e ekosistemit, por edhe shkalla e kullotjes së barngrënësve e bën të pamundur rikuperimin.
"Është e mundshme që kjo po ndodh në vende që nuk kishin 15 vjet studim dhe nuk kishin këtë ngjarje klimatike", tha Nowicki. "Ne po bëjmë që mbrojtja e specieve grabitqare dhe mbajtja e marrëdhënieve të këtyre specieve në të vërtetë mund të çojnë në rezistencë ndaj këtyre ngjarjeve."
Dr. Mike Heithaus, biolog detar në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës dhe bashkautor i studimit, që e ka studiuar gjirin për dy dekada, ka thënë: “Kur gjithçka shkon mirë, nuk mund ta kuptojmë se sa të rëndësishëm janë grabitqarët. Por kur gjërat shkojnë keq – sikurse një ngjarje klimatike – atëherë ky është momenti kur e kuptojmë rëndësinë e grabitqarëve.
“Peshkaqenët tigër janë duke e mbrojtur barin e detit nga kullotja. Bari i madh i detit nuk është ushqim i parapëlqyer nga dugongët, që është bari i vogël që vjen kur ka çrregullim. Por, e kemi zbuluar se bari më i madh i detit nuk rikthehet kur çrregullohet kaq shpesh nga kullotja”./Motilokal.com
