Sot mot me shi dhe borë në Maqedoni

Sot mot me shi dhe borë në Maqedoni

Moti gjatë ditës së sotme në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu gjatë paradites, në mbrëmje priten edhe reshje bore të përziera me shi. Ndërsa në viset malore reshje bore. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 0 deri në 7 °C.

E enjtja do të mbajë mot të ftohtë dhe pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga -4 deri në 7 °C. /Motilokal.com