Ndodh ajo që pritej. Në Islandë ka shpërthyer vullkani Fagradalsfjall. Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se çarja e tokës ka ndodhur në një gjatësi prej 500-700 metra në Fagradalsfjall. Shpërthimi i fundit aty ka ndodhur rreth 900 vjet më parë.
Mediat islandeze kanë publikuar pamjet e shpërthimit të vullkanit pas më shumë se 50 mijë tërmeteve që shkundën vendin në javën e fundit.
Autoritetet islandeze ishin përgatitur për vullkanin, ndërsa zona ishte e rrethuar.
Sipas ekspertëve, ky është fillimi i një procesi që do të zgjasë, ndërsa në të ardhmen e afërme priten shpërthime të tjera, të cilat janë të lidhur me njëri-tjetrin.
Në vitin 2010, shpërthimi i një tjetër vullkani në Eyjafjallajokull pezulloi qarkullimin ajror në të gjithë Europën.
Megjithatë, në rastin e fundit, autoritetet janë shprehur se nuk pritet që të lëshohet shumë hi vullkanit duke mos sjell pasoja për fluturimin e avionëve./Motilokal.com






