Shkencëtarët kanë matur për herë të parë madhësinë e zemrës së Marsit. Studiuesit kanë arritur që me ndihmën e laboratorit robotik të InSight të Agjencisë Amerikane të Hapësirës ( NASA ), të bëjnë të mundur matjen e bërthamës së marsit, duke bërë që tashmë të jetë një e dhënë fikse në lidhje me këtë.
Roboti InSight arriti në sipërfaqen e Marsit në vitin 2018 dhe që atëherë është makina e parë që “dëgjon” tërmetet e Marsit dhe studion brendësinë e planetit.
Deri më tani ka zbuluar rreth 500 tërmete, duke zbuluar se Marsi ka më pak tërmete se Toka, por më shumë se Hëna. Rreth 50 tërmete marsiane u zbulua se kishin një madhësi prej dy deri në katër, mjaft të fortë për të hedhur dritë brenda planetit fqinj, ndërsa pjesa tjetër ishin më të vogla.
Ekipi i InSight mati madhësinë e bërthamës Marsiane duke analizuar lëvizjen dhe kohëzgjatjen e “udhëtimit” të valëve sizmike, midis mantelit dhe bërthamës. Në këtë mënyrë, shkencëtarët ishin në gjendje të llogaritnin se sa i thellë fillon kufiri midis mantelit dhe bërthamës, dhe për këtë arsye madhësia e vetë bërthamës
Planetët shkëmbor, të tilla si Toka dhe Marsi, kanë tre shtresa themelore gjeologjike: kore, mantel dhe bërthamë. Llogaritja e madhësisë së secilës prej tre këtyre elementëve nxjerr dhe të dhënat bazë në lidhje me krijimin dhe evolucionit të një planeti.
Bërthama metalike e Marsit është ndoshta akoma në një gjendje të lëngshme. Përveç Tokës dhe Marsit, i vetmi trup tjetër qiellor bërthama e të cilit është matur është Hëna.
Sezoni i stuhisë së pluhurit në vendndodhjen e tokëzuesit ka mbaruar gati, kështu që ekipi i InSight parashikon që do të shohim edhe më shumë tërmete në muajt e ardhshëm, duke na lejuar të fitojmë një kuptim edhe më të thellë të strukturës nëntokësore të Marsit./Motilokal.com
