Në fundjavë, kur fillon stina e pranverës, pritet të kemi mot tipik dimëror, kryesisht me vranësira, reshje shiu e bore. Ndërsa nga java e ardhshme parashikohet të jetë më ftohtë dhe reshje të dendura të borës.
Sot në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, vende-vende edhe reshje të dobëta shiu e bore. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -3 deri në 5 °C.
Dita e shtunë do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -1 deri në 5 °C.
E diela do të mbajë mot tipik dimëror me reshje bore dhe me shi. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 1 deri në 3 °C./Motilokal.com
