Lumenjtë janë habitate shumë të rëndësishme të shumë llojeve bimore dhe shtazore, që jetojnë ne to ose përreth tyre. Rëndësi vitale kanë edhe për jetën e njeriut.
Lumenjtë paraqesin njërin nga burimet kryesore të ujit të pijes, gjithashtu sigurojnë ujë dhe lëndë ushqyese të bujqësisë, sigurojnë rekreacion dhe zhvillimin e ekoturizmit, sigurojnë energji si dhe mundësi të madhe ekonomike.
Vendi ynë karakterizohet me një numër mjaft të madh të lumenjve që ndahen në 4 pellgje lumore: Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës, dhe Lepenci. Rrjedhat lumore të Kosovës derdhën në tre ujëmbledhës detarë: Deti i Zi, Deti Adriatik dhe Deti Egje.
Shumë qytete dhe fabrika, jo vetëm në Kosovë, janë ndërtuar pranë lumenjve në mënyrë që të mund të përdorin ujin nga lumi. Por në këtë mënyrë fatkeqësisht lumenjtë janë ndotur dhe po vazhdojnë ende të ndoten në mënyra të ndryshme.
Lumenjtë çdo ditë ballafaqohen me një mori problemesh si: mungesa e sistemit të monitorimit të ujit, mungesa e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, shfrytëzimi pa kriter i resureve ujore, mungesa e planeve të qëndrueshme për mirëmbajtjen e tyre etj.
Njerëzit ndonjëherë janë të pakujdesshëm dhe hedhin mbeturina të tilla si shishe dhe pako të freskëta direkt në lumenj.
Fabrikat përdorin ujin nga lumenjtë për të furnizuar makineritë ose për të ftohur makineritë. Uji i ndotur që përmban kimikate vendoset përsëri në lumë.
Derdhja e ujërave të zeza nga ekonomitë familjare dhe bizneseve direkt në lumnej gjithashtu është një barrë e madhe për lumenjtë tanë.
Fermerët vendosin plehra dhe pesticide në të korrat e tyre në mënyrë që të korrat e tyre të rriten më mirë. Por këto plehra dhe pesticide mund të lahen nëpër tokë nga shiu, për të përfunduar në lumenj.
Efektet e ndotjes
Ndotja vret bimët dhe kafshët ujore. Uji i ndotur gjithashtu bart sëmundje. Kur kafshët pinë ujë, ata mund të marrin sëmundje që mund t'i vrasin ato. Njerëzit madje mund të marrin këto sëmundje duke ngrënë kafshën e infektuar. Kjo ndodh shumë në vendet e varfra në Afrikë, ku njerëzit marrin ujë të patrajtuar direkt nga lumi. Lumenjtë duken të shëmtuar kur ka mbeturina në to. Lumenjtë e ndotur kanë erë të keqe. Miliona vdekje në botë i atribuohen pirjes së ujit të ndotur.
A ka zgjidhje?
Po bëhen përpjekje për pastrimin e lumenjve të ndotur. Po shpenzohen shumë para për të pastruar lumenjtë e ndotur. Ka gjobitje për ndërmarrjet dhe njerëzit që qëllimisht hedhin mbeturina në lumë edhe pse gjobat janë tejet të vogla në numër.
Fatkeqësisht angazhimi për lumenjtë nuk është i vazhdueshëm dhe gjendja e tyre sot është shumë shqetësuese për Kosovën
Ta Pastrojmë Kosovën ndër vite ka zhvilluar aktivitete të shumta mjedisore të cilat bëjnë thirrje për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, përfshirë këtu edhe lumenjtë në vendin tonë. Ta Pastrojmë Kosovën në bashkëpunim me lëvizjen globale River Cleanup, ka organizuar dhjetëra aksione vullnetare për pastrimin e lumenjve dhe ka bërë thirrje të vazhdueshme që institucionet si ato lokale edhe ato qendrore lumenjtë t’i vendosin në listën e prioriteteve.
Angazhimi i institucioneve për pastrimin dhe mirëmbajtjen e lumenjve deri më sot është shumë i vogël në krahasim me nevojat dhe gjendjen në të cilën janë shndërruar sot lumenjtë tanë, pa angazhimin e tyre dhe të të gjithë shoqërisë ne do të vazhdojmë edhe më tutje të përballemi me problemet e ndotjes enorme dhe të keqtrajtimit e keqmenaxhimit të lumenjve.
Autore: Albulena Kokollari – ekologe
Motilokal.com
