E jashtëzakonshme, fotografi Arian Mavriqi fotografon për herë të parë në Kosovë, Çafkën sqeplugë

E jashtëzakonshme, fotografi Arian Mavriqi fotografon për herë të parë në Kosovë, Çafkën sqeplugë

Fotografi i botës së egër Arian Mavriqi, i cili mundohet të promovon botën e kafshëve të egra në Kosovë, vazhdon të sjellë pamje të rralla të shpendëve.

Këtë herë fotografi Mavriqi ka arritur të kap Çafkën sqeplugë, për të cilën siç tregon ai ka shkuar në Shqipëri ta fotografon. I pasionuar pas jetës së egër edhe fati ka qenë me të pasi ka arritur ta kap në qytetin e tij, Kamenicën.

“Kjo është Çafka sqeplugë! (Platalea leucorodia), për të cilën kisha shkuar special ta fotografoj në Shqipëri, dhe rastësia ishte se për herë të parë e shoh dhe e fotografoj në Kosovë, Komuna e Kamenicës. E veçanta e saj është sqepi i saj, prandaj edhe quhet sqepluga! Ajo është kthyer nga shtegtimi i largët nga Afrika, dhe ishte individ i vetëm e cila ishte ndalur për pak pushim e ushqim”, ka shkruar Mavriqi./Motilokal.com