Rreth 10.3 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të thatësirave dhe përmbytjeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike në gjashtë muajt e fundit, shumica e tyre në Azi, tha të mërkurën Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq (IFRC) dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq (IFRC) dhe Gjysmëhënës së Kuqe tha se rreth 2.3 milion të tjerë u zhvendosën për shkak të konflikteve dhe kjo tregon se ndryshimet e klimës po shkaktojnë numrin më të madh të zhvendosjeve.
Megjithëse shifrat tregojnë vetëm një periudhë gjashtë-mujore nga shtatori 2020 deri në shkurt 2021, ato nxjerrin në pah një trend të përshpejtuar global të zhvendosjes për shkak të ndryshimeve klimatike, tha Helen Brunt, Koordinatore e Migracionit dhe Zhvendosjes në Azi-Paqësor për IFRC.
"Gjërat po përkeqësohen ndërsa ndryshimi i klimës po po vështirëson gjendjen e varfërisë, konflikteve dhe paqëndrueshmërisë politike”, tha Brunt.
Firma këshilluese McKinsey & Co ka thënë se Azia "dallohet si më e ekspozuar ndaj rreziqeve të klimës sesa pjesët e tjera të botës".
Statistikat nga Qendra e Brendshme e Monitorimit të Zhvendosjes (IDMC) tregojnë se mesatarisht 22.7 milionë njerëz janë të zhvendosur çdo vit. Shifra përfshin zhvendosjet e shkaktuara nga fenomeni gjeofizik siç janë tërmetet dhe shpërthimet vullkanike, por shumica dërrmuese janë zhvendosur nga ngjarjet e lidhura me motin.
Globalisht, 17.2 milionë njerëz u zhvendosën më 2018 dhe 24.9 milionë më 2019.
Më shumë se 1 miliard njerëz pritet të përballen me migrim të detyruar deri në vitin 2050 për shkak të konfliktit dhe faktorëve ekologjikë, një raport nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe./Motilokal.com
