Shkencëtarët besojnë se ata kanë identifikuar një meteorit të formuar miliona vite, para të sistemit tonë diellor, duke e bërë atë meteorin më të vjetër të njohur me origjinë vullkanike.
Shkëmbi hapësinor, i cili filloi udhëtimin e tij rreth 4.5 miliardë vite më parë, tashmë është një “dëshmitar i jashtëzakonshëm” për blloqet ndërtuese të planetëve.
I njohur si Erg Chech 002, meteori u zbulua në maj të vitit 2020 nga gjuetarët e meteorëve në shkretëtirën algjeriane të Saharasë. Guri kishte pushuar aty për "të paktën 100 vite", sipas Jean-Alix Barrat, një gjeokimist në Universitetin Brest të Francës.
Barratt i tha AFP se zyrtarisht ka 43 copë meteorit, disa prej të cilave janë aq të mëdha sa një grusht.
Shkencëtarët francezë dhe japonezë kanë përcaktuar nga një analizë e thellë e përbërjes dhe moshës së meteoritit që Erg Chech 002 është rreth 4.6 miliardë vjet i vjetër dhe është shembulli më i vjetër i njohur i magmës nga hapësira.
Analizat treguan gjithashtu se meteori ishte ndoshta pjesë e kores së një objekti të njohur si një protoplanet, një trup i madh shkëmbor që supozohej të bëhej një planet.
Meteori dikur ishte një lavë, por ai u ftoh dhe u shndërrua në një objekt të fortë për një periudhë prej 100,000 vjet.
Ai shtoi se menjëherë e kuptoi se kjo ishte shumë e pazakontë pikërisht për shkak të origjinës së tyre vullkanike. Gjegjësisht, shumica e meteoritëve shkëmborë të zbuluar në Tokë përbëhen nga një lloj tjetër shkëmbi vullkanik i njohur si bazalt./Motilokal.com
