50 mijë tërmete në tri javë - Islanda vazhdon të dridhet

50 mijë tërmete në tri javë - Islanda vazhdon të dridhet

Islanda ka regjistruar më shumë se 50 mijë tërmete në tre javët e fundit. Ky aktivitet i pazakontë tregon se një shpërthim vullkanik është në rrugën e duhur.

Shkencëtarët janë të habitur dhe po vazhdojnë të përpiqen të kuptojnë se kur kjo do të ndodhë ndërkohë që vetë islandezët po mësohen të jetojnë me lëkundjet e vazhdueshme të tokës.

Aktiviteti i pazakontë sizmik në një zonë vullkanike afër kryeqytetit të Islandës, Rikjavik, që ka qenë e fjetur për 800 vjet, ka bërë që ekspertët të përpiqen të zbulojnë gjurmë të mundshme se kur mund të ndodhë një shpërthim. Bëhet fjalë për malin Keilir, që ofron panorama si ato hënore, dhe që ndodhet vetëm 25 km larg Rikjavikut.

A sudden burst in seismic activity, which is centred around Reykjanes Peninsula, a densely populated region in southwest Iceland just south of capital city Reykjavík

Islanda është në alarm të lartë prej javësh tashmë, pas tërmeteve me shanset e një shpërthimi të mundshëm që dy javë më parë. Por që atëherë, ende pa një shpërthim, dyshimet janë shtuar nëse do të ketë apo jo një të tillë.

Islanda është rajoni më i madh dhe më aktiv vullkanik në Evropë dhe është studiuar gjerësisht nga ekspertët që kanë një rrjet të gjerë monitorimi në ishullin në veri të atlantikut. Por, zona vullkanike në gadishullin Reikjanes, mbetet sidoqoftë një enigmë.

Korrespondentja e BBC për Evropë, Jean Mackenzie ka vizituar zonën, ku ka biseduar me banorët dhe ekspertët e sizmologjisë./BBC/Motilokal.com