Dita nis me kthjellime, mësoni si parashikohet të jetë moti sot dhe nesër në Shqipëri

Dita nis me kthjellime, mësoni si parashikohet të jetë moti sot dhe nesër në Shqipëri

Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Moti sot parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash, vende-vende edhe me reshje të lehta shiu. Në viset malore në lartësitë mbi 800 metra priten edhe reshje të dobëta bore. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 5 deri në 10 °C.

Dita e enjte do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 12 °C./Motilokal.com