Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij do të jetë prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike komerciale falë investimit të ri të një kompanie të madhe automobilistike në Turqi.
“Vitin e kaluar ne eksportuam mbi 900 mijë automjete në 180 vende në 5 kontinente. Me kapacitetin e eksportit që zotëron (Ford Otosan), ky investim do të sigurojë një kontribut serioz në ekuilibrin e deficitit”, u shpreh kreu i qeverisë turke”, tha Erdoğan.
Ai tha se projekti i automobilave të Turqisë vazhdon me shpejtësi dhe shtoi: “Shpresojmë të ulim në tokë automjetet e para të prodhimit masiv deri në fund të vitit 2022. Ne synojmë të jemi lider në Evropë dhe 5 më të mirët në botë në 10 vitet e ardhshme në prodhimin e automjeteve të energjisë elektrike dhe automjete autonome komerciale të lidhura me ato”.
Ai nënvizoi gjithashtu se janë të vendosur ta bëjnë Turqinë një nga qendrat më të rëndësishme të prodhimit të baterive në botë.
Kapaciteti i prodhimit të baterive të Turqisë do të zgjerohet me 130 mijë njësi me investimin e ri të Ford Otosan, një ndërmarrje e përbashkët e Koç Holding dhe Ford, theksoi Erdoğan gjatë një ngjarje në kryeqytetin Ankara.
Kompania automobilistike me bazë në Turqi, Ford Otosan, do të hapë fabrikën e saj të montimit të baterive për automjete elektrike në vitin 2022 në provincën industriale Kocaeli.
Qeveria u ka dhënë stimuj të ndryshëm bizneseve për ta bërë sektorin privat motor të zhvillimit të vendit, tha Erdoğan.
Duke qëndruar në krye si sektori kryesor i eksportit të Turqisë, eksportet e industrisë së automobilave në vitin 2020 tejkaluan 25 miliardë dollarë përkundër pandemisë, vuri në dukje ai./Motilokal.com
