Pekini u zgjua sot i mbuluar me një shtresë smogu të verdhë, si rezultat i rritjes së ndotjes dhe një stuhie rëre që vinte nga Mongolia, ndërsa byroja e meteorologjisë e konsideroi si stuhinë më të keqe të rërës në një dekadë.
Ky fenomen shkaktoi ndotje të lartë të ajrit dhe në disa zona të kryeqytetit kinez nivelet e grimcave të mëdha të PM10 ishin gati 20 herë më shumë se normat e rekomanduara nga OBSH këtë mëngjes, ndërsa përqendrimi i grimcave të Pm2.5 ishte në gati 600, 20 herë më shumë se kufiri i raportuar nga agjencia në Gjenevë.
Qindra fluturime u anuluan, teksa qielli u mbulua nga një mjegull ngjyrëportokalli, gjë e cila krijoi imazhe që ngjasojnë me skena apokaliptike.
Qeveria komunale ka urdhëruar të gjitha shkollat të anulojnë ngjarjet sportive dhe në natyrë, duke u kërkuar njerëzve që vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes të qëndrojnë brenda.
Kina uli në mënyrë drastike nivelin mesatar kombëtar të grimcave Pm2.5 midis 2015 dhe 2019, kryesisht falë zvogëlimit të qymyrit për ngrohje dhe qeveria ka njoftuar se do të arrijë të neutralizojë karbonin deri në vitin 2060./Motilokal.com


