Pas reshjeve të shiut, Ujësjellësi ‘Hidrodrini’ njofton se uji është i pijshëm në tërë zonën e mbulueshmërisë

Pas reshjeve të shiut, Ujësjellësi ‘Hidrodrini’ njofton se uji është i pijshëm në tërë zonën e mbulueshmërisë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar se përkundë reshjeve të shiut, cilësia e ujit vazhdon të mbetet i pijshëm.

“Përkundër reshjeve të fundjavës, cilësia e ujit në zonën e mbulueshmërisë së KRU 'Hiodrini' është brenda normave për konsum”, thuhet në njoftim.

Sipas kompanisë, ekipet e inxhinierëve dhe teknikëve janë në mbikëqyrje të vazhdueshme të mbarëvajtjes dhe kontrollit.

Ujësjellësi “Hidrodrini” po ashtu njofton konsumatorët se furnizimi me ujë në tërë zonën e mbulueshmërisë është i bollshëm, fal nivelit të burimeve.

“Mungesë furnizimi mund të shfaqet në lokalitete të vogla, si pasojë e ndonjë prishjeje lokale-teknike e cila nuk është paraqitur pranë njësive tona në komunat përkatëse”, thekson kompania./Motilokal.com