Kanë mbetur edhe pesë ditë që edhe zyrtarisht të nis stina e pranverës. Edhe pse tashme në shumë vende kanë filluar të çelin lulet, të lulëzojnë pemët, por bora nuk e ka ndërmend të largohet edhe pak.
Sot edhe në Bulqizë janë rikthyer reshjet e dendura të dëborës, një ditë pas ‘Ditës së Verës’.
Reshjet e dendura të dëborës janë regjistruar në Njësitë Administrative, Martanesh, Trebisht, Zerqan dhe në disa zona të tjera, duke shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve në rrugë./Motilokal.com
