Era të forta dhe rrebeshe shiu, përmbyten disa rrugë në Durrës

Era të forta dhe rrebeshe shiu, përmbyten disa rrugë në Durrës

Reshjet e shiut dhe era të forta kanë përfshirë gjatë natës qytetin e Durrësit, duke përmbytur rrugë dhe për pasojë është dëmtuar i gjithë dekori në sheshin qendror e qytetit që ishte vendosur për festimet e Ditës së Verës.

Po ashtu janë dëmtuar edhe mbishkrimet mbi tabelat dhe objektet e ekspozuara si instilacione që uronin Ditën e Verës për banorët.

Probleme në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve janë shkaktuar në orët e mëngjesit edhe në disa akse rrugore që ndodhen nën pushtetin e ujit./Motilokal.com