Rikthehen reshjet e borës në Shqipëri

Rikthehen reshjet e borës në Shqipëri

Kanë mbetur edhe pesë ditë që edhe zyrtarisht të nis stina e pranverës. Edhe pse tashme në shumë vende kanë filluar të çelin lulet, të lulëzojnë pemët, por bora nuk e ka ndërmend të largohet edhe pak.

Sot edhe në Qarkun Dibër janë rikthyer këtë të hënë reshjet e borës. Ndërsa në zonat në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit janë zbardhur nga bora, ndonëse në sasi të vogël.

Sa i përket qarkullimit të automjeteve, rrugët nacionale janë të kalueshme pasi sasia e borës së rënë nuk është e madhe. Aksi Qaf Bualli – Peshkopi ka prani të borës, por për momentin nuk ka ngrica.

Drejtuesit e mjeteve këshillohet të bëjnë kujdes dhe të mos lëvizin me shpejtësi.

Reshjet vazhdojnë ende me intensitet të ulët, ndërsa gjatë natës pritet të ketë rënie të temperaturave nën zero, çka do të sjellë edhe ngrica e akull në rrugë. Po ashtu, pritet që pasoja të ketë edhe në bujqësi./Motilokal.com