Kujtuat se iku dimri? Reshje shiu e bore në Kosovë

Kujtuat se iku dimri? Reshje shiu e bore në Kosovë

Java e tretë e marsit në Kosovë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Përgjatë këtyre ditëve parashikohet mot të ftohtë me ulje të temperaturave, reshje shiu dhe bore, në ultësira dhe në viset e larta malore.

E hëna do të mbajë mot kryesisht me vranësira reshje shiu, ndërsa në mbrëmje me reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 4 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të ftohtë, me vranësira e reshje lokale shiu gjatë paradites, në mbrëmje mundësi për reshje bore. Temperaturat do të luhatën prej 1 deri në 6 °C.

E mërkura do të mbajë mot të ftohtë e me erë, kryesisht me vranësira, gjatë mbrëmjes priten edhe reshje bore. Temperaturat do të sillen nga -1 deri në 3 °C./Motilokal.com