Spektakolare/ Astronautët dalin në hapësirë, evitojnë rrjedhjen e amoniakut toksik

Spektakolare/ Astronautët dalin në hapësirë, evitojnë rrjedhjen e amoniakut toksik

Dy astronautë të NASA-s, Victor Glover dhe Michael Hopkins, kanë dalë në hapësirë të shtunën, për të marrë masat e nevojshme në mënyrë që të evitonin marrjen e amoniakut toksik në kostumet e tyre.

Dalja jashtë stacionit kishte si qëllim kontrollin e sistemit hidraulik të tij por astronautët u desh të tregoheshin të kujdesshëm që të evitonin ftohësin që ishte ende i pranishëm në rrjet.

Victor Glover dhe Mike Hopkins sidoqoftë, nuk patën probleme në heqjen e tubacioneve dhe largimin e amoniakut prej tyre.

Por, kishte aq shumë amoniak në to sa që kontrolli i misionit ishte i shqetësuar se pjesëza të ngrira të bardha, mund të shfaqeshin në kostumet e tyre.

NASA astronaut outside space station Quest airlock at conclusion of spacewalk

Hopkins u habit nga sasia e amoniakut e lëshuar në vakuumin e hapësirës. “Ishte më shumë nga sa unë e kisha menduar”, u tha ai kontrollorëve.

Dhe pse rrjedha e amoniakut ishte e drejtuar në kah të kundërt nga astronautët dhe stacioni hapësinor, Hopkins tha se disa kristale të akullta kishin prekur helmetën e tij. Sidoqoftë, kontrolli i misionit nisi inspektimet.

NASA nuk donte që amoniaku të hynte brenda stacionit hapësinor dhe të kontaminonte atmosferën në kabinë. Astronautët kishin edhe detyra të tjera, përfshirë zëvendësimin e një antene, risistemimi i kabujve dhe forcimi i lidhjeve me një platformë eksperimentale evropiane.

Dalja në hapësirë ishte e gjashta dhe e fundit për ekuipazhin prej shtatë astronautësh të stacionit hapësinor ndërkombëtar.

Gjatë shëtitjes hapësinore që zgjati gati shtatë orë, ata servisuan me sukses komunikimin dhe pajisjet e ftohjes, por gjithashtu nderuan shikuesit me një pamje unike të stacionit dhe Tokës nga perspektiva e një astronauti.

Astronautët të cilët kanë qenë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës deri më tani kanë kryer gjithsej 237 shëtitje në hapësirë që zgjasin 62 ditë, 3 orë dhe 54 minuta, gjatë të cilave ata mirëmbajtën dhe zëvendësuan pajisjet e konsumuara në stacion./Motilokal.com