Një stuhi e madhe dimri e njohur si Xylia ka goditur një pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me reshje të mëdha bore dhe era të forta.
Shërbimi Kombëtar i Motit në Cheyenne tha se "kjo stuhi duhet të jetë historike për shumicën e zonave anembanë juglindjes Wyoming dhe Nebraskan perëndimore".
Në kryeqytetin e shtetit Colorado, Denver në SHBA nuk janë kryer më shumë se 2000 fluturime për shkak të stuhisë intensive të borës.
Në aeroportin ndërkombëtar të Denver-it për shkak të ndikimit të stuhisë intensive të borës dje janë anuluar rreth 750 fluturime ndërsa sot rreth 1300 fluturime të avionëve.
Departamenti i Transportit në Colorado paralajmëroi për mundësinë e mbylljes së rrugëve për shkak të borës dhe u bëri thirrje qytetarëve të "shmangin udhëtimet që nuk janë të detyrueshme".
Në anën tjetër, në Teksas janë regjistruar disa tornado, që kanë bërë që të përmbysen mjete në rrugë. Breshër me përmasat e një topi bejsbolli është raportuar në Randall të Teksas-it, ku dy tornado u raportuan në të njëjtën kohë dhe disa linja elektrike janë ndërprerë.
Në pjesën më të madhe qendrore të SHBA-së ka edhe paralajmërime për përmbytje dhe shumë lumenj i janë afruar pikës së tyre kritike ndërkohë që shiu parashikohet të vijojë./Motilokal.com
