Një seri fotografish të jashtëzakonshme janë vendosur për t'u botuar në një libër të ri që tregojnë anën më të butë të qenit të egër të Afrikës, shpesh i njohur si gjuetari më i suksesshëm i kontinentit.
Fotografitë mahnitëse tregojnë anën e dashur të qenit të egër - i cili konsiderohet si grabitqari më efikas në botë. Në 90% të rasteve, kjo kafshë e kap prenë e saj. Ndërkohë, luani arrin ta kapë prenë në vetëm 30% të rasteve.
Imazhet tregojnë këto kafshë në momente qetësie dhe ku tregohen të dashur me njëri-tjetrin. Këto pamje janë shkrepur nga fotografja Margot Raggett./Motilokal.com









