Tërmetet turbullojnë ujin në rajonin e Mavrovës, rekomandohet të mos pihet

Tërmetet turbullojnë ujin në rajonin e Mavrovës, rekomandohet të mos pihet

Tërmetet që goditën mbrëmë rajonin e Mavrovës shkaktuan turbullim të ujit, prandaj rekomandojmë të mos përdoret për pije, porosit Ndërmarrja Publike për Veprimtari Komunale e Mavrovës.

Kryetari i Komunës Mavrovë dhe Rostushë, Medat Kurtoski bëri të ditur se janë në kontakt të vazhdueshëm me organet kompetente me qëllim të reagimit përkatës pas tërmeteve të mbrëmshme në rajon.

Sipas tij, kontrollet fillestare flasin për turbullim të ujit në ujësjellës ndërsa nuk është raportuar ende për pasoja të tjera.

Tërmetet kanë shkaktuar shqetësim te popullata me ç’rast një pjesë e vogël kanë mbetur disa orë në makinat e tyre apo në ambient të hapur. Ndërkaq banorët e komunave të tjera, nga frika kanë lëshuar vikend shtëpizat në Mavrovë dhe janë nisur për në shtëpitë e tyre./Motilokal.com