OBSH: AstraZeneca, efektive dhe nuk ka asnjë provë shkencore që shkakton efekte anësore

OBSH: AstraZeneca, efektive dhe nuk ka asnjë provë shkencore që shkakton efekte anësore

Një panel ekspertësh në Organizatën Botërore të Shëndetësisë po shqyrton pretendimet lidhur me vaksinën e AstraZeneca-s, pasi disa vende pezulluan përdorimin e saj. Megjithatë një zëdhënëse e OBSH-së, tha se nuk ka asnjë arsye për të mos e përdorur vaksinën.

Margaret Harris, zëdhënëse e OBSH-së tha se është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të përdorim vaksinën e AstraZeneca-s. Në po bëjmë atë që bëjmë gjithmonë; hetojmë çdo sinjal të mundshëm lidhur me sigurinë. Në fakt është shumë e rëndësishme të kemi sinjale të tilla, se sa të mos dëgjojmë fare. Më pas do të thuhej se nuk ka pasur hetim e vigjilencë të mjaftueshme. Ne duhet të hetojmë çdo sinjal të mundshëm, por nuk ka asnjë provë për te mos e përdorur atë.

Gjithashtu, Harris ka shtuar se po kryhet një hetim në lidhje me rastet e konstatuara me mpiksje gjaku, por deri më tani sipas zëdhënëses nuk ka asnjë fakt shkencor që vërteton se vaksina shkakton probleme shëndetësore.

Ndërkaq, Bullgaria është vendi i fundit që ka pezulluar vaksinën e AstraZeneca, pas Danimarkës, Islandës, Italisë, Rumanisë, Austrisë dhe Norvegjisë. Deri më tani, rreth 5 milionë europianë kanë marrë dozat e para të AstraZeneca-s, ndërsa në Britaninë e Madhe janë 11 milion të vaksinuarit me dozën e parë.

Vende si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Australia dhe Meksika, kanë thënë se janë duke vazhduar me përdorimin e vaksinës, ndryshe nga vendet që e kanë pezulluar përdorimin e AstraZenecas për shkak të frikës së kolateraleve të rënda./Motilokal.com