Dy tërmete janë regjistruar sonte në Maqedoninë e Veriut njëri 4.7 njëri 4.2 shkallë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti është regjistruar në orën 22:17. Epiqendra ka qenë 56 kilometra në jug të Prizrenit dhe 18 kilometra në jugperëndim të Gostivarit, me thellësi prej 10 kilometrave.
Ndërsa dridhja e dytë e tokës është regjistruar rreth orës 22:28, me epiqendër 60 kilometra në juglindje të Prizrenit dhe 16 kilometra në jugperëndim të Gostivarit, me thellësi 10 kilometra.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale./Motilokal.com
