‘Zemra e kaltër e Europës’, Leonardo DiCaprio sërish në mbrojtje të lumit Vjosa

‘Zemra e kaltër e Europës’, Leonardo DiCaprio sërish në mbrojtje të lumit Vjosa

Aktori me famë botërore, Leonardo Dicaprio po vazhdon të bëjë thirrje për lumin Vjosa në Shqipëri duke kërkuar që të mbrohet ky lum siç e quan ai “zemra kaltër e Europës”.

Ai ka ngritur sërish zërin për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Dicaprio në profilin e tij në Instagram ka publikuar dokumentarin “Vjosa Forever” që bën thirrje për bashkim në luftën për të ardhmen e lumit, aktori i njohur apelon qytetarët të firmosin peticionin për të shmangur katastrofën mjedisore që mund të ndodh.

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Europë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1.100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.

Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNarkParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Europë. Le të qëndrojmë me ta. Klikoni në bio për të parë filmin dhe nënshkruar peticionin”, ka shkruan ai./Motilokal.com

https://eu.patagonia.com/gb/en/films/vjosa-forever/?fbclid=IwAR0h2Hgr_0-Tl9kxAOqOUC-dRoWZhZe1OhhhSs4hEdHQ2fiHD9OV5Xk6VtA

 




 

View this post on Instagram

 








 


A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)