Kosova do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik, ku do të kushtëzojë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa parashikohet që në fundjavë të kemi reshje të dobëta shiu.
Sot do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 0 deri në 9 °C.
Dita e shtunë do të jetë pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira dhe riga lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 12 °C.
E diela do të mbajë mot të ndryshueshëm me re dhe kthjellime, në mëngjes vende-vende riga të lehta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 3 deri në 13 °C./Motilokal.com
