Pyjet e fshatit Mramor të Prishtinës po 'masakrohen' nga prerja e drunjve

Pyjet e fshatit Mramor të Prishtinës po 'masakrohen' nga prerja e drunjve

Pyjet janë “fabrika” e vërtetë e oksigjenit. Një hektar pyll lëshon 3 deri në 4 ton oksigjen dhe thith 4 deri në 5 ton dioksid karboni brenda një viti. Një pemë mesatare në 24 orë jep aq oksigjen sa është e nevojshme për frymëmarrjen e tre personave, ose rreth 118 kg oksigjen brenda një viti.

Pyjet kontribuojnë edhe në pastrimin e ajrit nga pluhuri dhe bloza dhe parandalojnë përhapjen e tyre të mëtejshme. Një hektar pyll mundë të filtrojë 50 deri në 70 ton pluhur brenda një viti.

Fatkeqësisht këto ekosisteme vitale të planetit janë prerë me një shpejtësi të frikshme gjatë 30 viteve të fundit. Statistikat thonë se çdo 2 sekonda, në planetin Tokë, një pjesë e një pylli me madhësinë e një fushe futbolli pritet.

Hiq më mirë nuk është as Kosova, ku prerja ilegale e pyjeve vazhdon të jetë alarmante. Pyjet e Kosovës janë ndër pasuritë natyrore që janë vënë nën shënjestër të shkatërrimit me qëllim të përftimit.  

Komuna e Prishtinës ka 6216 hektar pyje publike dhe 18909 hektarë pyje private.

Dhe për prerjen e të dyjave duhet leje nga institucionet. Por së fundmi pyjet janë prerë dhe shumicën e kohës në mënyrë ilegale.

Fotoreporteri i Motilokal.com ka kapur pamje të drunjve të prerë në pyjet e fshatit Mramor të Prishtinës./Motilokal.com